Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

U kapën me produkte ushqimore kontrabandë në pikën e Hanit të Hotit, vendoset nën hetim 3 shkodranë…

ShkodraWeb 21 January, 2022
hani hotit dogana kamion kontroll 2

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në PKK Han i Hotit filloi proçedimi penal për shtetasit:

Sh., 59 vjeç, I. Rr., 48 vjeç, D. M., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi R. Sh është konstatuar në PKK Han i Hotit me disa mallra dhe produkte të cilat i ka kaluar pa deklaruar në organet doganore gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi iu gjet një armë gjahu pa lejen përkatëse.

Në vijim është ushtruar kontroll në njërin prej subjekteve të cilit dyshohet se shtetasi R. Sh e furnizonte me produkte kontrabandë, me administrator shtetasin I. Rr., nga kontrolli i ushtruar në këtë aktivitet tregtar, janë konstatuar disa mallra apo produkte me mbishkrime malazeze dhe dyshohet se janë mallra kontrabandë me qëllim tregtimin e tyre.

Duke parë lëvizjet e shpeshta hyrje- daljet në drejtim të shtetit Malazez të shtetasit R. Sh., i cili konsiderohej si person me risk dhe dyshohej se merret me kalimin e produkteve kontrabandë, u proçedua penalisht shtetasi D. M., me profesion doganier pasi dyshohet se në bashkëpunim dhe me doganier të tjerë kanë favorizuar shtetasin R. Sh. në kohë të ndryshme për kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu dhe disa mallra ushqimorë kontrabandë. Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër.

Post navigation

Previous: Sfida e rëndësishme e Superligës për kuqeblutë, ja kush vendos “drejtësi” në ndeshjen Vllaznia- Egnatia…
Next: MINUTA E FUNDIT – Zbulohet kandidatura potenciale e PS- së për Bashkinë e Shkodrës për 6 marsin…

TË FUNDIT

horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.