Nuk i shpeton hetimit ish anetari i Gjykates Kushtetuese, Besnik Imeraj. Vetem pak kohe pasi Prokuroria e Tiranes deklaroi se nuk do te nise hetimet per ish-gjyqtarin kushtetues Besnik Imeraj, i cili dha doreheqjen nga Kushtetuesja, nderkohe qe KPK e kallezoi per fshehje pasurie, hetimet ndaj tij i
Imeraj dha doreheqjen si gjyqtar i Kushtetueses dhe menjehere pas kesaj, ndaj tij u nderpre procesi i vettingut.
Komisioni e Vettingut e kallezoi penalisht ate per fshehje pasurie, kallezim qe u depozitua me pas ne Prokurorine e Pergjithshme. Prokuroria e Pergjithshme e transferoi ceshtjen ne Prokurorine e Tiranes.
Bëhet me dije se së fundi Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur hetimet.
Nderkohe kujtojme se vendimi per mosfillimin e hetimeve ndaj ish gjyqtarit Imeraj u argumentua me mungese te provave ne kallezim si dhe per mungese te elementeve te vepres penale.
Vendimi i Prokurorise iu njoftua edhe KPP dhe vete ish gjyqtarit Imeraj. Ky ishte rasti i pare kur prokuroria rrezon nje kallezim te KPK.