Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sociale

U dënua për ngacmim seksual ndaj një 12- vjeçareje, reagon 65- vjeçari: Më dënuan se jam verior

ShkodraWeb 5 years ago

Hafzi Basha është një 65-vjeçar, malësor nga veriu i Shqipërisë, mbi të rëndon një akuzë e rëndë. Ai është akuzuar për ngacmim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare. Havziu sjell sot historinë e tij sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, në tentativë për të pastruar emrin e tij, kur ka 4 muaj që ka dalë nga burgu.

Havziu thotë se autorja e këtij skenari është Mirela Shyti, një mësuese. Në atë kohë kur është bërë denoncimi, sipas tij ajo ka qenë inicuesja dhe ka bëre madje dhe foto, pasi vajza 12 vjeçe ishte nxënësja e saj. E gjithë ngjarja mendohet të ketë ndodhur në sheshpushimin e një ashensori përballë gjykatës administrative. Hafziu vetë ka në pronësi një lokal, por atë ditë kur është fotografuar ka qenë i ulur në një tjetër lokal. Për Hafziun kjo ngjarje ishte tronditëse pasi ka punuar një jetë të tërë në tregti mes grave dhe vajzave dhe askush nuk ka folur kurrë për të për të tilla gjëra.

Nëna e vajzës është nisur nga fotografia dhe ka shkuar të bëjë denoncimin. Sipas tij, rasti është i vërtetë dhe shumë i rëndë, por nuk është ai autori, por thjesht ngjan me autorin e vërtetë. Kur e ka parë e mitura ka thënë: “Dukej si ky”. Denoncimi është bërë 2 muaj pas ngjarjes. Sipas asaj që referohet në dokumentet e gjykatës, denoncimi është bërë në komisariatin Nr. 3 në datën 20.02.15. Vajza ka treguar atë që kishte ndodhur dhe karakteristikat fizike të personit që e kishte ngacmuar. Përshkrimi i saj është i ngjashëm me Hafziun. Më pas ajo është drejtuar sërish në komisariat për të bërë një denoncim të dytë më dt.22.04.15.

Sipas vajzës e cila shoqërohej nga e ëma në datën 08.04.15 ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe ka qenë e shoqëruar nga mësuese Mirela të cilës i ka bërë përshtypje një burrë rreth të 60-ave i cili lëvizte me biçikletë. Vajza pasi e ka parë në një distancë rreth 3 metra ka thënë se ishte ai që e kishte ngacmuar. Mirela ka bërë foto dhe personi në foto ishte Hafziu, por që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me atë ngjarje.

Hafzi Basha është shpallur fajtor dhe është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg. E apeloi, por edhe apeli la në fuqi vendimin e parë. Ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë. Nuk pranon në asnjë mënyrë se është autori dhe kërkon të zbardhet e vërteta pasi nuk mund të jetojë me turpin e një vepre që nuk e ka kryer. Hafziu është i martuar dhe baba i 3 fëmijëve.

“Ne jemi familje patriotike. Jemi me origjinë nga Shishtaveci në Kukës. Kam 3 fëmijë, 1 djalë në Angli, 2 vajza të martuara me fëmijë. Në Tiranë kam ardhur në 1991. Jam i martuar prej 40 vitesh. Gruaja ime fal 5 vaktet, jemi besimtarë myslimanë. Këtë ngjarje familja ime e priti si tragjedi, ashtu ishte për ne. Unë kam punuar gjithë jetën me femra por absolutisht asnjëherë nuk kam pasur as edhe një dyshim të vogël, as një mizë nuk e kam prekur. Kam 4 muaj që jam liruar por kërkoj të drejtën time të zbardhet ngjarja. Nëse ka një provë të më dënojnë me 25 vite burg. Kjo është një akuzë e poshtër që s’ka të bëjë me mua”, deklaroi Havziu.
Ai ngriti dyshime mbi policinë dhe prokurorin, për të cilët tha se e kanë akuzuar për faktin se ai është nga veriu, ndërsa ata nga jugu.

“Dialekti im është nga veriu normal, kurse policët, prokuror të gjithë nga Tepelena dhe është një mani si në kohë të Enverit për ata nga veriu”, tha 65-vjeçari. Edhe avokati i tij tha se nuk janë ndjekur procedurat e duhura hetimore dhe se nuk është bërë procedura e njohjes. /balkanweb.com/

Continue Reading

LAJM PARA: VENDIMI/ Aksioni kombëtar i ujit, kategoritë që përfitojnë falas matësit dhe kontratat me Ujësjellësin
LAJM PAS: E RRALLË/ Kanë lindur në një shtëpi në Shkodër, takohen pas 75- viteve së bashku (foto)

TË FUNDIT

“Një ekip me përbërje 100% shkodrane”, Bardh Spahia pret kampionet 18- vjeçare të Vllaznisë në basketboll…
  • Kryesore

“Një ekip me përbërje 100% shkodrane”, Bardh Spahia pret kampionet 18- vjeçare të Vllaznisë në basketboll…

5 hours ago
“Po dun me na ble”, Dom Gjergj Meta rrëfen bisedën me gruan në meshë: Banorët po i largojnë sepse duan të ndërtojnë një HEC
  • Aktualitet

“Po dun me na ble”, Dom Gjergj Meta rrëfen bisedën me gruan në meshë: Banorët po i largojnë sepse duan të ndërtojnë një HEC

22 hours ago
132 familje tek ish- Divizioni në Shkodër paralajmërojnë bojkot për “14 majin”, kërkojnë tapitë për banesat e tyre
  • Aktualitet

132 familje tek ish- Divizioni në Shkodër paralajmërojnë bojkot për “14 majin”, kërkojnë tapitë për banesat e tyre

2 days ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë
  • TRAGJIKE – Po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, humb jetën shqiptari me banim në Florida të SHBA- ve…

TË FUNDIT

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

3 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago
“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Aktualitet

“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.