Shkruan ne Facebook kryetari i PD-se Lulzim Basha: “Keqardhje per KM i cili ne panik e coroditje totale nga reagimi popullor, opozitar dhe i institucioneve financiare nderkombetare, lidhur me futjen e biznesit te vogel ne TVSH, rreket te gjeje strehe tek statusi i nje deputeti te tij.
Marrezi te thuash se Opozita po i del ne mbrojtje biznesit te madh duke propozuar kufirin e regjistrimit ne 12 milione leke?! Pra, te nxjerresh jashte skemes se tvsh dhjetra mijera biznese te vogla dhe t’u garantosh atyre nje taksim te thjeshte e te ndershem me kuota fikse e pa regjistrime kontabel te nderlikuara, qenka mbrojtje e oligarkeve? Sharlatanizem!!
Pse KM dhe deputeti i tij pas gati 4 vitesh ne pushtet paskan lejuar te medhenj te shtiren si te vegjel? Pse pas kaq e kaq fushatave gjoja anti-informalitet, shteti i km dhe deputetit te tij detyrohet te dorezohet para oligarkeve te vertete te cilet duan t’u rrembejne te vegjelve djersen, mundin dhe sakrificen ne 21 vite jete te ekzistences se tvsh?
Po FMN e lexon km dhe deputeti i tij? Po ekspertet e tij i degjon KM dhe deputeti i tij?
Kush ju pergjigjet pyetjeve te mesiperme e kupton qarte se i vetmi qe mbron oligarket eshte KM dhe deputeti i tij.
Lerini provokimet dhe uluni te diskutoni me biznesin e vogel, me shoqatat e konsumatoreve, me FMN, pse jo, edhe me opoziten. Propozimi yne per rritjen e pragut te biznesit te vogel pa tvsh ne 12 milione leke eshte zgjidhja per kete situate absurde.”. /ShkodraWeb/