
Një termet i fortë ka goditur turqinë mëngjesin e sotëm. Në rajonin e Turqisë Lindore, rreth 40 minuta më parë, është ndjerë një termet i fuqishëm me magnitudë 5 ballë Rihter.
Sipas raportimeve nga Qendra Europiane për Monitorimin e Termeteve, epiqendra e termetit është konstatuar 22 km në përendim të qytetit Siirt dhe 7 km në veri të qytetit Kurtalan. Thellësia e lëkundjes ka qenë 20 km.
Deri në këto momente nuk ka informacione për dëme njerëtore ose materiale dhe në vijim pritet të ketë komunikime zyrtare nga autoritetet e Turqisë.