Një ditë para ndeshjes së përfaqësueses shqiptare me atë italiane, duket se stadiumi i Shkodrës ‘Loro Borici’ nuk është ende gati. Rreth stadiumit vërehet një pamje aspak e këndshme, teksa kazanët e plehrave janë të stërmbushur dhe mbeturinat janë përhapur kudo. Nga këto pamjet kuptohet se përgjegjësit që mbajnë pastër ambientin, nuk janë treguar të gatshëm për ta bërë si duhet detyrën e tyre, por të shpresojmë që deri nesër të merren masa dhe kjo pamje të ndryshojë.