ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Turp të kesh, burracak!”, Adi Krasta “sulmon” ambasadorin e OSBE-së dhe jo vetëm: Lista është e gjatë…!

Për publikun shqiptar, bëri jo pak përshtypje shprehja “Shame on you”, që shqipërohet “të të vijë turp”, e që u shkrua me shkrim dore, në murin e hyrjes së shkallës në ndërtesën ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Përse, një grup të rinjsh i thanë ambasadorit “turp të kesh”?

Menjëherë pas kësaj deklarate të rëndësishme, të thënë publikisht dhe në kohen e duhur, ambasadori u detyrua ta përgënjeshtrojë deklaratën e tij, gjithashtu publikisht, duke i dhënë një leje indirekte blerjes së votave dhe marrëdhënies te pandëshkuar me njerëz të dyshimtë nga ana e qeverisjes së Shqipërisë.

Kthesa që, ambasadori Borchardt bëri ishte në fakt e turpshme.

Tërheqja e tij me bisht ndër shalë dhe, burracakëria për të luftuar për logjikën e thjeshtë dhe interesat e popullit dhe jo të pushtetit, meritonte nje përgjigje gjithaq publike.

“Turp”, po ashtu, duhet të kishte ambasadori me i dobët i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu. Njëanshmëria dhe lojërat e tij me shqipen e çalë bënë që, “status quo-ja” e kërkuar prej tij dhe zonjës Vllahutin, të rezultonin me një qeverisje të devijuar.

Kush hulumton shqipen do të duhej të kuptonte se “të kesh turp”, i thuhet një njeriu, pasi ka kryer një gjest të shëmtuar dhe nuk tregon asnjë shenjë pendimi ose analizë.

Ju informojmë se “Lista e të turpëruarve” në vendin tone mbetet ende e gjatë. /Nga Adi KRASTA/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.