Natën e kaluar, efektivët e policisë kufitare malazeze gjetën trupin e pajetë të oficerit të policisë Rudolf Elezović në lumin Buna, zhdukja e të cilit u raportua më 27 maj 2021, njoftoi policia.
Mësohet se prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë u informua për ngjarjen dhe urdhëroi që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes.
“Autopsia u krye dhe hetimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë,”, vazhdon njoftimi.
Mëngjesin e sotëm u njoftua se policia e Ulqinit gjeti një trup të pajetë të dyshuar si Elezoviç. I njëjti burim tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.
Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj. Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.
Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në Ulqin dhe më vonë ai mbajti pozicione të rëndësishme në sektorin e policisë kufitare. /vijesti.me, përktheu dhe përshtati ShkodraWeb/