
Ministria e Arsimit në Mal të Zi është alarmuar se në 41 shkolla fillore në vend ka pasur raportime për bombë, e për shkak të panikut që është krijuar, mësimi është ndërprerë në të gjitha shkollat fillore.
Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit Bojan Knezevic, raporton televizioni shteteror malazez.
Drejtoria e Policisë bëri të ditur se forcat policore ndodhen nëpër shkolla dhe po kryhen kontrolle. Tani për tani është konstatuar se në shkollat e Rozhajës nuk ka mjete shpërthyese, mëson TVCG.
Ndërkohë, sot herët në mëngjes janë evakuuar shkollat në Podgoricë, Nikshiq, Tivar, Berane, Bijelo Polje, Kolasin, Herceg Novi, Budva, Cetinje, Andrijevicë, Ulqin, Kotor, Rozhajë, ndërsa raporte për bombë kanë mbërritur dhe në Komunën dhe në gjykatën e Tivarit.
“Në territorin e shkollës janë vendosur shumë bomba. Ne gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do marrim hak, do vijmë në shkollë. Ne do të vrasim këdo. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, është mesazhi që kanë marrë një numër i madh shkollash fillore në Mal të Zi.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!