Një lajm që ka tronditur botën e futbollit, vjen nga Portugali. Iker Kasijas portieri i Portos dhe ish-portieri i Realit është shtruar me urgjencë në spital. Sipaz mediave portugeze, spanjolli ka pësuar një atak kardiak dhe ka shkuar me urgjencë në qendrën shëndetësore “CUF Porto Hospital”.
Mediat portugeze kanë bërë me dije se gjendja e portierit është normalizuar dhe është nën kujdesin e rreptë të mjekëve.