
Është ndarë nga jeta në moshën 28 vjeçare DJ me famë botërore, Tim Bergling, i njohur me emrin e artit Avicii. Ai është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, të cilët kanë mbetur të tronditur nga ikja e parakohshme e tij. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes se muzikantit suedez, ndërsa pritet fjala e ekspertizës, shkruan BBC.
Avicii ishte një ndër DJ më të famshëm dhe më të pëlqyer vitet e fundit, ndërsa bashkëpunimet e tij me emra të njohur të muzikës kanë qenë të shumta, si Madonna, Coldplay, Rita Ora, etj. Ndërsa disa nga këngët më të pëlqyera kanë qënë, Wake me up, Hey Brother, dhe së fundmi Lonely me Rita Orën.