NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Tremujori i parë dhe i dytë deri më 20 tetor, shtyhet afati i pagesës së taksës së tatimit të thjeshtuar…

Qeveria ka vendosur që të shtyjë afatin e pagesës së një prej taksave vendore që paguajnë bizneset. Në vazhdën e masave lehtësuese për bizneset e prekura nga situata e rëndë që po kalon vendi nga epidemia, qeveria ka vendosur me anë të një akti normativ që të shtyjë afatin e parapagimit të tatimit të thjeshtuar. Tashmë afatet e reja për pagesat e tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020 do të jetë brenda datës 20 tetor 2020, ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 brenda datës 20 dhjetor 2020.


“Pagesat e kësteve të parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin kryhen pranë bankave të nivelit të dytë dhe Postës Shqiptare, sh.a., për llogari të administratës tatimore, për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2020 brenda datës 20 tetor 2020, ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 brenda datës 20 dhjetor 2020,” thuhet në aktin normativ.

Sipas vendimit të botuar sot në fletoren zyrtare ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë.

loading...
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!
loading...