Tre makina përplasen mes tyre, përfundojnë në spital tre persona- mes tyre edhe një polic…

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në qytetin e Pogradecit. Nga informacionet e para bëhet e ditur se në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete dukë shënuar kështu 3 te dëmtuar, por pa pasoja për jetën.


Sipas burimeve, një mjet tip furgon ishte ndaluar nga një punonjës policie, në momentin që është përplasur nga prapa nga makina Ford. Në këtë moment, edhe polici është goditur nga furgoni. Polici ndodhet jashtë rrezikut.

Te lënduarit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa po kryhen veprime nga policia në vendngjarje. Aksidenti ndodhi tek tuneli panoramik.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!