
Tre lojtarët te Vlaznia dyshohet se janë infektuar me Covid- 19.
Ata kanë ndjerë shqetësime të ndryshme, të shoqëruar me temperaturë të lartë dhe kanë munguar në stërvitjen e skuadrës.
Menjëherë pas kësaj, dyshimet kanë qenë se janë të infektuar me Covid-19. Burime për “Panorama Sport” në klub, tregojnë se lojtarët janë ngujuar në shtëpitë e tyre dhe njërit prej tyre i është bërë tamponi.
Deri tani janë thjesht dyshime, teksa më vonë do të mësohet edhe më shumë rreth gjendjes së futbollistëve dhe nëse janë infektuar apo jo me korona virus.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!