Tre javë pas zgjedhjeve, nën akuzë për manipulim zgjedhjesh dorëhiqet presidenti dhe largohet nga vendi…

“Dua tu them, lufta nuk përfundon këtu. Të përulurit, të varfrit, sektori social do të vazhdojë këtë luftë për barazi dhe paqe. Është e rëndësishme tu thuhet njerëtve që është detyra ime si presidenti të kërkoj paqtimin”, ka deklaruar Evo Morales në një video të transmetuar nga një vend i paidentifikuar, referojnë mediat në Amerikën Latine.

“Shpresoj që Carlo Mesa dhe Luis Fernando Camacho të kenë kuptuar mesazhin tim. Të mos keqtrajtojnë motra e vëllezër. Të mos mashtrojnë me genjeshtra dhe të përdorin njerëzit”, ka shtuar Morales. Më pas, avioni presidencial me Evo Morales në bord është larguar nga aeroporti afër La Paz drejt një destinacioni të panjohur. Sipas mediave të Bolivisë, presidenti i vendit po udjëton drejt Argjentinës. Pak më vonë, komandanti i ushtrisë, gjenerali Williams Carlos Kaliman Romero njoftoi se Morales ka pranuar të dorëhiqet. “Dëshira jonë e madhe, ka thënë Morales në një fjalim televiziv, është të kthehet paqja sociale”. Ka dhënë dorëheqje edhe zëvendëspresidenti Alvaro Garcia Linera.

Para dorëheqjes, pas javëve të protestave në rritje që denonconin vjedhje dhe kontestonin rezultatin e presidencialeve të 20 tetorit, Morale kishte njoftuar zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë, OAS- Organizata e Shteteve Amerikane kishte kërkuar anulimin e turit të parë elektoral, Forcat e Armatosura, në një linjë me opozitën i kërkuan dorëheqjen e menjëhershme, ndërsa prokurori i përgjithshëm njoftoi hetim për KQZ-në për “veprime të parregullta”.

Njoftimi i Morales për zgjedhje të reja, nuk ndaloi protestat dhe u pasua nga dorëheqja e kryetarit të Parlamentit Victor Borda dhe ministrit të Minierave Cesar Navarro, të cilët u larguar kur shtëpitë e tyre u sulmuan nga protestuesit, madje njëra duke u djegur. Më pas u dorëhoq ministri i Hidrokarbureve Luis Alberto Sanchez. Turma kishte djegur edhe sthëpinë e motrës së Morales dhe të dy guvernatorëve. /Përktheu e përshtati ShkodraWeb/


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal