Tre deputetë zyrtarisht me virus, Kuvendi merr masa për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Menjëherë pasi disa deputetë rezultuan pozitivë me korona virus, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë masa. Mësohet se Kuvendi nuk do të pezullojë seancat plenare, por ka vendosur të shkurtojë afatin kohor të diskutimeve.


Gjithashtu, ka nisur menjëherë dezinfektimi i ambienteve të Kuvendit. Sipas protokollit, të gjithë deputetët duhet të bënin me urgjencë testet- tampon meqë kolegë të tyre rezultuan pozitivë. Mesa duket, parlamenti shqyrton e miraton ligje për pqndeminë, por efekti i tyre nuk shtrihet tek antarët e tij.

Deputetët Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Elio Hysko janë infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye, Kuvendi do të bëjë edhe desinfektimin e ambienteve.

Dy seancat e fundit janë paracaktuar për datën 29 dhe 30 korrik, ku është lajmëruar se do të votohet hapja e listave dhe ndryshimet kushtetuese sipas marrëveshjes bërë me opozitën parlamentare.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania