Tre deputetë të PD- së pro vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar…

Në Partinë Demokratike ka nisur një ‘luftë’ mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Berishës pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar ish-kryeministrin nga grupi parlamentar, për shkak të vendimit të DASH që e ka shpallur ‘non grata’ në SHBA.

“BalkanWeb” raporton se deputeti i zgjedhur i Elbasanit Dashnor Sula është shprehur pro vendimit të Bashës për përjashtimin e Sali Berishës. Po kështu pro Bashës për largimin e Berishës nga parlamenti janë shprehur dhe Tomor Alizoti dhe Enkelejd Alibeaj.


Kujtojmë se një tjetër rresht kundër këtij vendimi është shpallur më herët. Deputetë si Albana Vokshi, Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Flamur Noka e Oerd Bylykbashi kanë dalë kundër Bashës.