Transportonte 1 kg droge, arrestohet 22 vjecari ne Muriqan (emri)

Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative me datë 16.09.2017 u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi:
Fabio Dervishaliaj 22 vjeç, banues në Orikum Vlore.
Arrestimi i tij u bë pasi në mjetin tip BMW me targë AA269OM, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet proçeduriale do ti kalojnë në Prokurorinë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë”. /ShkodraWeb/