Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Transformimi i hyrjes Shirokë- Shkodër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit akordon 3.7 milionë euro për projektin

ShkodraWeb 11 August, 2025
hyrja-shiroke-shkoder

Hyrja Shirokë-Shkodër pritet të kalojë në një proces transformimi për t’ju përshtatur ndërhyrjeve të tjera që po bëhen në qytet siç është edhe ajo e Parkut Ligatinor. Në një procedurë të çelur këtë të hënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me objekt kontrate “Transformimi urban në hapësira publike kryesore Rajoni 1 (Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë-Shkodër Faza 2) me një fond limit 374 milionë lekë apo 3.7 mln euro jepen edhe detajet.

Sipas raportit teknik përfshihen ndërhyrjet ne bregun perëndimor të lumit Buna. Zona e studimit shtrihet në të dy krahët e rrugës lidhese të qytetit të Shkodrës me Shiroken.

“Në kuadër të zbatimit të projektit “RIKUALIFIKIMI I ZONES TURISTIKE TE HYRJES SHIROKE-SHKODER” kërkohet një studim i detajuar në qëllim të temave në vijim: – Rruga që lidh qytetin e Shkodrës me Shirokën – Sistemimi në formë pedonale të bregut të Bunës – Ndërtimin e një shtegu/shkallareje për ngjitje drejt malit të Taraboshit – Ndërtimin e një ballkoni panoramik Objektivat Vendndodhja strategjike e zonës, e rrethuar nga tre lumenj në hyrje të liqenit të Shkodrës, dhe lundrimi përgjatë lumit Buna që lidhte liqenin dhe qytetin me detin, e shndërruan vendin në të kaluarën në një qendër të rëndësishme ekonomike të rajonit nen mbrojtjen e kalasë së Rozafës. Ky pol ekonomik u rrit me ndërtimin e portit të Shkodrës dhe pazari i tij u bë qendra tregtare më e rëndësishme jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Projekti synon plotësimin e panoramës së nisur nga sistemimi i parkut ligatinor midis dy bypasseve. Ky projekt i cili po mer formë në krahun tjetër të Bunës

Nëpërmjet implementimit të këtij projektit, përveç anës vizuale, synohet përmirësimi i kushteve të infrastrukturës për zonën duke e shndërruar atë në një pol të ri turistik të veriut të Vëndit. Projekti ka keto objektiva kryesore: 1. Urbanizimi i zonës komfort planeve dhe rregulloreve në fuqi 2. Ndërtimin e pedonales buzë lumit. 3. Përmirsimin e infrastrukturës rrugore 4. Krijimin e shtigjeve që lidhin lumin me malin” thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se zona turistike e hyrjes Shirokë Shkodër është i organizuar sipas tematikave në disa komponent:

Hapësira në ballë të urës së këmbësorëve mbi Bunë, do të shndërrohet në një shesh rekreativ. Xhamia do të rrethohet nga një hapësirë pedonale, e përshtatshme për të përballuar fluksin e besimtarëve në kohë shërbesash. Pjesa verilindore e sheshit do të ketë në përbërje një pergola metalike. Kjo pergola do të shërbejë si monument në kujtesë të thertores së qytetit që ka qenë në këtë zonë. Në brendësi të pergolës do të ketë një hapësirë të dedikuar për relaks në formën e bar kafe.

Parku i hyrjes për në malin e Taraboshit

Mali i Taraboshit është i lidhur ngushtë me historinë e qytetit të Shkodrës. Një nga objektivat e këtij studimi është dhe rikthimi i vëmendjes tek ky mal historik. Studimi parashikon lidhjen e malit me lumin e Bunës nëpërmjet një shkallareje zig-zag. Në fund të shkallares do të ndërtohet një ballkon panoramik. Ky ballkon do tu servirw vizitoreve një imazh te plotë të qytetit dhe kalasë së Rozafës.

Ballina ujore

Ballina ujore është zona e vendosur përgjatë lumit Buna. Është një zonë strategjike shumë e rëndësishme që do të shndërrohet në një atraksion ikonik turistik dhe do të promovojë imazhin e Shkodrës si një kryeqytet modern kulturor me një histori të pasur.

Rruga automobilistike

Zona e projektit rrethon rrugën automobilistike që lidh Shkodrën me Shirokën. Historikisht Shiroka është konsideruar si lagje e Shkodrës dhe kjo rrugë është nyja lidhëse e lagjes matanë liqenit. Konceptimi i rrugës është bërë në mënyrë të tillë që të kënaqi të gjitha parametrat e rrugëve urbane. E pajisur me dy korsi për automjete, trotuare dhe korsi të dedikuara për bicikleta, ky aks do të marë një pamje krejt të re. /Revista Monitor/

Post navigation

Previous: “Tre ditët e ardhshme paraqesin rrezikun më të lartë për zjarre”, kryebashkiaku Beci njoftim të rëndësishëm…
Next: “Nga premtimi në terren, për fjalën e mbajtur”, Beci jep detaje për projektin e hyrjes Shirokë- Shkodër…

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026

TË FUNDIT

  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026
koceku avokat bajraj 2026

“T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,,

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.