Në fakt nuk kishte si të ndoshte ndryshe. Prefekti është përfaqësues i qeverisë në Qarkun e Shkodrës dhe nuk kishte asnjë mundësi të jepte opinionin të ndryshëm për transferimin e pritshëm të DAR Shkodër drejt Lezhës. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, prefekti i Qarkut Shkodër Valdrin Pjatri, e ka thënë qartë: “Përgjigja ndaj Bashkisë Shkodër dhe çdokujt mbetet ajo e dhënë nga vetë ministrja e Arsimit disa ditë më parë”.
Mbase ndokush mund të mendonte se reagimi do të ishte pak më i moderuar në mbrojtje të qendrimit të DAR Shkodër në qytetin tonë, nisur nga fakti që Pjetri është kandidat thuajse i shpallur për Bashkinë e Shkodrës nga PS. Sa i përket lidhjes shpirtërore me Shkodrën, ajo është shuar bashkë me mbarimin e arsimit të mesëm të Pjetrit dhe nga ajo kohë, edhe prefekti aktual mund të konsiderohet një “shkodran i tiranizuar”, në kuptimin e kryeqytetit…