
Trajneri gjerman i Çelsit, Tomas Tuhel, ka konfirmuar se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, do të kthehet me skuadrën e “Bluve” këtë verë.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë gjermani, përpara sfidës me Leistërin, ku është shprehur se lojtarët që kanë qenë huazim nga Çelsi këtë sezon do të kthehen në verë.
“Unë dua t’i kem ata në fazën përgatitore dhe më pas do të vendosim gjatë saj se çfarë vendimi do të marrim”, ishin fjalët e Tuhel kur u pyet për Brojën dhe për talentin tjetër, Gallaher.
Broja kështu mund të luaj ndeshjen e tij të fundit me Sauthemptonin përballë Leistërit në sfidën e fundit të kampionatit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!