NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Trajneri Jonuz zgjidh dilemat, ja si do të rreshtohet Vllaznia në përballjen me Kukësin për Superligë…

Tashme gjithcka eshte gati per supersfiden e javes se 7-te te Superliges Shqiptare, ku ne oren 17:00 ne “Elbasan Arena” do te startoje derbi i veriut mes Kukesit dhe Vllaznise.

Ndonese ne kushte jo te barabarta, ku objektivat mes dy klubeve jane te ndryshme, sfida prite te jete mjaft e bukur dhe e forte . Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz eshte i bindur qe do te dale me nje rezultat pozitiv nga ky takim.


Maqedonasi ka projektuar edhe formacionin e kesaj ndeshje ku pritet qe skuadra te jete e plote dhe formacioni i mundshem i kuqebluve mund te jete ky:

Ne porte do te jete Sherri ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Shehi, Malota dhe Gligorov. Treshja e mesfushes do te kete ne perberje Krymin, Hygor dhe Ramadanin ndersa ajo e sulmit do te jete e formuar nga Lika, Kruja dhe ne maje te tij Shtubina.

Mesohet se skuadra ka zhvilluar dje paradite seancen e fundit stervitore rreth 60 minuta kryesisht e perqendruar ne aspektin taktik, nderkohe pas mesdite ekipi eshte nisur drejt Elbasanit per te qene atje 24 ore para takimit.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media