NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Trajneri Jonuz i bind të vazhdojnë stervitjen, futbollistët e Vllaznisë kërkojnë rrogat e prapambetura…

Krizà financiare ka púshtuar futbollin shqiptar dhe sot alármi është dhënë në Shkodër. Në ditën e ardhjes së trajnerit Mirsad Jonuz nga Maqedonia e Veriut, futbollistët kanë kërkuar që përpara se të dilnin në fushë, të vinte administratori i klubit, Suad Lici, t’i sqaronte për disa çështje shumë problematike.


“Panorama Sport” ndoqi nga afër situatën dhe nga ajo që u mësua, ekipi kërkonte garanci për pagat e pa marra. Prej katër muajsh futbollistët nuk janë paguar, por nga ana tjetër, ata kërkonin që të dinin nga administratori se çfarë do të bëhet me kontratat e tyre, pasi shumicës u përfundojnë më 31 maj.

Mirëpo, administratori Lici nuk është dukur në ambientin stërvitor dhe trajneri Lici është munduar të qetësojë lojtarët. Ai ka mbajtur një fjalim dhe më pas futbollistët kanë pranuar të dalin në fushë, por me kushtin që nesër të takojnë patjetër administratorin Lici. Një situatë e nderë, e cila mund të precipitojë.

“Panoramasport.al” ka siguruar edhe video nga momenti kur Jonuz ka folur para lojtarëve, e më pas këta të fundit janë bindur për të dalë më pas në fushë.

Siç dihet, pagat nuk është e mundur të merren pa u mbledhur Këshilli Bashkiak i Shkodrës, në cilësinë e Asamblesë së KF Vllaznia për të miratuar dokumentet financiare të klubit kuqeblu për vitin 2019. Ajo që nuk është e qartë është arsyeja që Këshilli Bashkiak nuk mblidhet për këtë çeshtje, e cila rrezikon seriozisht paraqitjen e Vllaznisë me rifillimin e Superligës me 3 qershor.