Trajneri i Kukësit jep dorëheqjen, Diego Longo nuk “gëlltit” barazimin me Teutën në “Loro Boriçi”…

Diego Longo ka vendosur të largohet nga drejtimi i Kukësit. Lajmi i papritur vjen nga Shkodra, ku verilindorët barazuan me shifrat 1-01 me Teutën.

Burime brenda skuadrës kanë bërë të ditur se trajneri u ka komunikuar lojtarëve vendimin për largimin e tij në mbledhjen menjëherë pas ndeshjes së sotme.


Tani pritet të mësohet nëse dorëheqja do të pranohet nga drejtuesit e Kukësit, të cilët kishin pretendime për titullin në këtë sezon, por e shohin skuadrën shumë larg kreut.

Trajneri kishte kërkuar edhe gjatë fazës së dytë largimin nga drejtimi, por më pas u bind që të qëndronte në pankinën e Kukësit dhe të vazhdonte projektin që kishte nisur vetë në verë.