Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Personazh

Trajneri i Kombëtares së femrave ka sot një ditë të veçantë, Armir Grima feston ditëlindjen!

ShkodraWeb 3 years ago
1

Një jetë e tërë me futbollin. Fillimisht si lojtar, më pas si drejtues e tashmë si trajner. E kemi fjalën për të mirënjohurin Armir Grima i cili sot ka një ngjarje të veçantë: Feston 46 vjetorin e tij të lindjes!

Ka lindur më 16 qershor 1974 dhe që në moshë të vogël do t’i përkushtohej sportit të bukur të futbollit duke spikatur menjëherë si një portier me shumë të ardhme. Pa i mbushur ende 16 vjeç do të debutonte në një ndeshje kupe me ekipin e parë të Vllaznisë, pikërisht më 11 mars 1990 në ndeshjen e luajtur në Fier ndaj Apolonisë.

Ndërkohë nga sezoni 1992-93 do të shndërrohej në një protagonist të padiskutueshëm të Vllaznisë me të cilën shpallet edhe kampion në sezonin 1997-98 dhe më pas do të largohej për në Greqi për të luajtur me Ethnikos të Pireut. Më pas rikthehet në Shqipëri ku luan edhe me Dinamon e Partizanin, për t’u rikthyer tek Vllaznia me të cilën do të fitonte Kupën e Shqipërisë në sezonin 2007-2008, madje duke qenë ai kapiteni që do ta ngrinte lart këtë trofe.

Do të vazhdonte të luante futboll deri në fundin e sezonit 2010-11 kur vendos të tërhiqet, por më pas, po atë vit do të merret detyrën e drejtorit sportiv të KF Vllaznia. Do ta mbante këtë pozicion deri në vitin 2016 kur do të jepte dorëheqjen ndërkohë që gjatë kësaj periudhe në momente të caktuara ka bërë edhe detyrën e trajnerit të Vllaznisë.

Sakaq, prej tre vitesh ai mban detyrën e trajnerit të kombëtares së femrave.

Kjo është karriera sportive e Armir Grimës i cili mbetet një figurë shumë e dashur dhe mjaft popullore e jo vetëm në Shkodër. ShkodraWeb Media i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura dhe një karrierë sa më të suksesshme tashmë në stolin e kombëtares kuqezi!

Continue Reading

LAJM PARA: MINUTA E FUNDIT – Ndërron jetë “i forti” i Tiranës, krijoi “komisariatin” e vet në kryeqytet…
LAJM PAS: NGA GJERGJ KOLA – Pesë vjet pa profesor Ymer Striniqin, nëse do ishte mes nesh, sot do festonte 77 vjetorin e lindjes…

TË FUNDIT

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!
  • Kryesore

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!

15 hours ago
Gjykata merr vendimin, ish- zyrtarja e lartë e Kryeministrisë, do të vazhdojë të qendrojë në burg…
  • Aktualitet

Gjykata merr vendimin, ish- zyrtarja e lartë e Kryeministrisë, do të vazhdojë të qendrojë në burg…

22 hours ago
NGA HARRY BAJRAKTARI – Çështja “McGonigal”, hetoni Edi Ramën, faktet kundër tij vijnë erë të keqe!
  • Analizë

NGA HARRY BAJRAKTARI – Çështja “McGonigal”, hetoni Edi Ramën, faktet kundër tij vijnë erë të keqe!

1 day ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • EMRAT – Detyrohen t’i bëjnë “like” dhe “share” postimeve të Ramës, publikohet lista e personave që kanë shkarkuar aplikacionin “Aktiv1st” në Shkodër

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

40 mins ago
ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • Aktualitet

ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…

45 mins ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…

3 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.