Traineri shkodran paraqet dorëheqjen, kryetari i bashkisë nuk e pranon dhe rinovon besimin

Humbja kundër Vllaznisë ka detyruar trajnerin e Lushnjës, Hysen Dedjan, të paraqesë dorëheqjen te presidenti i klubit i cili është edhe njëkohësisht krytar i bashkisë së këtij qyteti.

Dedja nuk e përtyp dot humbjen që ekipi i tij pësoi në shtëpi nga kundërshtari direkt për të rënë nga kategoria dhe kjo ka bërë që të marrë këtë vendim. Gjithsesi presidenti i Lushnjës, Fatos Tushe, ka vendosur që Dedja të vazhdojë punën me klubin pavarësisht vështirësive të shumta dhe situatës ku ndodhet ekipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *