VIDEO – Traileri përplas motorçikletën dhe largohet nga vendi i ngjarjes drejt Shkodrës, në gjendje të rëndë për jetën…

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, në hyrje të fshatit Balldre.

Mësohet se një mjet tip trajler ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spital. Ndërkohë drejtuesi i trajlerit është larguar drejt Shkodrës.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe ndalimin e drejtuesit të trajlerit.