Një futbollist 19-vjeçar është ekzekutuar, teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij drejt Athinës. Mësohet se është vrarë futbollisti i skuadrës Lakonia, ndërsa janë plagosur dhe katër persona të tjerë.
Ata janë qëlluar në orët e para të mëngjesit, pak para se të mbërrinin në aeroportin Dafni, nga një makinë tjetër. I vetmi që ka ndërruar jetë në spital ka qenë futbollisti, i cili vetëm një ditë më parë luajti një ndeshje.
Mediat greke raportojnë se ai po shkonte në Athinë për të ndjekur një ceremoni pagëzimi. /shqiptarja.com/