TRAGJIKE – Pas humbjes së jetës nga Covid- 19 të djalit punonjës policie, ndërron jetë edhe nëna e tij…

Ngjarje në kufijtë e tragjikes. Ditën e djeshme u përcoll në banesën e fundit Gëzim Gila, punonjësi i policisë së qarkullimit rrugor që humbi jetën nga Covid- 19, ndërsa sot një tjetër lajm i trishtueshëm vjen nga e njëjta familje.

Mësohet se ka ndërruar jetë edhe nëna e tij, Lina. Lajmin e rëndë e ka dhënë në rrjetet sociale vëllai i Gëzimit, edhe ai punonjës policie. Mesa duket, zemra e nënës nuk ka duruar dhimbjen për ikjen e parakohëshme e të papritur të djalit dhe ka pushuar së rrahuri.


Kjo familje goditet kështu nga dy ngjarje shumë të rënda. ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet kësaj familje për dy humbjet e rëndë të njëpasnjeshme brenda pak orëve.