Rreth orës 17:00, dje në Aeroportin e Prishtinës, është gjetur e vdekur një grua 76-vjeçare. Policia e ka konfirmuar rastin për Gazetën Express por pa dhënë detaje të tjera.
Nga dëshmitarët e rastit mësohet se e moshuara me inicialet R.S. ka ndërruar jetë pasi ka zbritur nga aeroplani, para djalit të saj. Ajo ishte duke udhëtuar nga Bazeli i Zvicrës për në Prishtinë.
Policia dyshon se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrore por priten hetime të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të plota.