Një shtetas 60- vjeçar është gjetur i varur në banesën e tij nga bashkëshortja. Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe mendohet se ai është vetëvarur. “Në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij, shtetasi Dh.P., rreth 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonje faktor tjetër.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet të njoftimin e policisë për mediat.