TRAGJIKE – E “tradhëtoi” zemra, ndërron jetë në moshë shumë të re gazetari shkodran,,,

Ka ndërruar jetë pasditen e të mërkurës, gazetari Nimet Isufi. Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur ngushëllimet

Sipas miqve, 41-vjecari Nimet Isufi, ka pësuar një arrest kardiak ne shtëpinë e tij në Tiranë, ku dhe ka humbur jetën.


Nimet Isufi ka lindur në Shkodër, ndërsa është diplomuar në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Pasi punoi me vite si gazetar në disa gazeta në Tiranë, ai më pas kaloi në sektorin e marrëdhënieve me publikun, duke punuar si shef i PR në Universitetin Epoka, Kastrati Group, etj.

ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve e kolegëve të të ndjerit.