NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

TRAGJIKE/ Çmontuan bombolat, burrë e grua i vunë vetë flakën shtëpisë dhe u dogjën të gjallë, ja arsyeja…

Detaje të tjera mësohen për ngjarjen tragjike në Elbasan, ku burrë e grua u dogjën të gjallë në banesën e tyre. Shyqo (Vasil) Liçi, 65 vjeç dhe gruaja e tij Sabire Liçi, 60 vjeçe u gjetën të djegur në shtëpinë e tyre në fshatin Gjegjan të Elbasanit, por dyshimet e policisë janë se kryefamiljari i vuri vetë flakën banesës.

Akti ekstrem dyshohet të jetë marrë nga burri për shkak të sëmundjes së rëndë të gruas dhe neglizhencës së tre fëmijëve emigrantë të çiftit që nuk iu telefonin prej kohësh. Raportohet se një bombol gazi është gjetur e çmontuar qëllimisht në katin e parë dhe një tjetër në katin e dytë të banesës ku jetonin burrë e grua.


Bombolat e gjetura përforcojnë dyshimin që në kushtet e një tronditjeje të thellë psikike kryefamiljari t’i ketë vënë vetë zjarrin banesës. Edhe fqinjët kanë thënë për policinë se 65-vjeçari ishte në depresion për shkak të problemeve familjare.

Informacion paraprak

Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja S. Liçi, 61 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bomblën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!