Një shtetas 71- vjeçar ka humbur jetën në mjediset e një lokali në Ishull Shëngjin. Sipas policisë, viktima ka rënë aksidentalisht nga shkallër duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Pavarësisht kësaj, policia e ka referuar ngjarjen në gjykatë për vlerësim. “Më datë 23.04.2018, në Ishull Shengjin, tek një lokal aksidentalisht ka rënë nga shkallët e katit të dytë dhe ka gjetur vdekjen, shtetasi N.M, vjeç 71. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës.