
Policia ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.
Sipas bluve dy turistë gjermanë janë nisur nga Thethi dhe kanë qenë duke eksploruar zonën, në momentin kur njëri prej tyre D. J., 30 vjeç ka rrëshqitur duke rënë në humnerë, e për pasojë ka humbur jetën.
Pas disa orësh kërkime policia ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të tij nga humnera ndërkohë që M. S., 29 vjeçe po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit.
Njoftimi i policisë
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për turistët e huaj të cilët janë dëmtuar rëndë, duke eksploruar zonën e Valbonës, ju informojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.
Nga deklarimet paraprake të njërës prej turistëve, shtetases M. S., 29 vjeçe, rezulton se ajo po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me një turist tjetër, shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë, për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të shtetasit D. J.
Ndërsa shtetasja M. S. po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!