Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Hysen Islamaj, 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Shano Islamaj, 66 vjeçe.
Më pas, shtetasi Hysen Islamaj dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin Klementin Islamaj, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin Hysen Islamaj nga shkallët e banesës.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi Hysen Islamaj ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit Klementin Islamaj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.