
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kirgistan, ku 173 persona u shtruan në spital pas helmimit në një dasmë.
Ceremonia po mbahej në një nga restorantet më të njohura në kryeqytet, ku ndoheshin plot 200 të ftuar.
Por shumica prej tyre u dërguan me urgjencë në spital pasi u helmuan për shkak të ushqimit.
Autoritetet thanë se helmimi ndodhi më 30 mars, por se 100 persona vazhdojnë të jenë ende të shtruar në spital.
Agjencitë e zbatimit të ligjit thuhet se kanë nisur një hetim penal për helmimin masiv në partinë e dasmës.
Restoranti ku u zhvillua dasma, u mbyll për shqyrtim pas incidentit./joq/







