Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasit:
-D. L., 23 vjeç, banues në Vau të Dejës dhe F. H., 50 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.
Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin po transportonin 7 shtetas të huaj me qëllim kalimin paligjshëm të kufirit. Në vendin e quajtur Ura e vjetër e Bunës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë automjetit të dyshuar se transportonte emigrantë për të ndaluar. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. L., nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar por ka braktisur automjetin së bashku me emigrantët brenda duke u largua me shpjetësi nga vendi i ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.