Tonin Marinaj: Tom Doshi nuk mund te ndertoje kullen e Prek Calit pa u sqaruar pronesia

Pavarësisht deklaratave te deputetit të Qarkut Shkoder Tom Doshi për përfundimin e ndërtimit të kullës së Prekë Calit brenda vitit 2018- së bashkia e Malësisë së Madhe nuk do të lejojë ndërtime në këtë zonë pa u sqaruar fillimisht se kush ka të drejtën e pronësisë në këtë ndërtesë.
Deklarata ka ardhur kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj gjatë nje deklarate për shtyp. Marinaj ka deklaruar institucioni që përfaqëson është i gatshëm për bashkëpunim por duhen zbatuar ligjet e shtetit shqiptar.
Nga ana tjetër deputeti Tom Doshi përpara disa ditesh ndërsa vizitoi gërmadhat e shembura nga inspektoriati ndertimor i Bashkise se Malesise se Madhe deklaroi se brenda vitit 2018- te kjo kulle do te perfundoje. /rozafa.tv/