
Shkruan në Facebook kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha: Toma ia mbathi!
Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit. (Shënim i ShkodraWeb: Sapo Doshi publikoi në rrjetet e tij sociale, Berisha fshiu postimin në Facebook)
LEXONI EDHE: FOTO – “O Sali mashtruesi!”, Tom Doshi publikon në rrjete sociale: Nuk jam largu, jam këtu, në mes të Tiranës




