Tashmë dihet që Tom Doshi iu ka premtuar shkodranëve se në rast fitoresh, ai do të shpërblejë skuadrën me një premio prej 5 mijë eurosh, por pavarësisht se me Partizanin nuk fituan, deputeti Doshi sërish i ka shpërblyer djemtë.
Sipas asaj që raporton “Shkodra Sport”, Doshi ka vendosur ta dyfishojë këtë premio në rast se Vllaznia arrin të fitojë në Kukës përballë kampionëve në fuqi. Duke parë rëndësinë dhe vështirësinë e kësaj transferte, ai ka menduar të rrisë motivimin në skuadër.
Në rast se Vllaznia fiton nesër në Kukës, atëherë do të hidhte një hap të sigurt drejt mbijetesës, pasi aktualisht ndodhet 4 pikë larg zonës së ftohtë, prandaj 3 pikët duken si një detyrim për shkodranët.