Tjetërsimi i pronave tek “Rana e hedhun”, prokuroria jep pretencen- ja sa vite burg rrezikon ish- kryebashkiaku…

Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave tek Rana e Hedhun në Shëngjin. Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për te pand.e.hurit.


Për ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj janë kërkuar 3 vite burg dhe për ish nënkryetarin Enver Hafizi 2 vite burg.

Prokuroria ka kërkuar per ish kryetarin e Qarkut, Gjok Noka dënimin me 4 vite burg. Ndërkohë që është kërkuar të asgjesohen praktikat e regjistrimit te pasurisë që është tjetërsuar.

Kujtojme se Frrokaj u vu ne pranga ne nje operacion policor ne 2018, se bashku me 11 zyrtare te tjere, por me pas u la me arrest shtepie.

Fran Frrokaj u akuzua se në bashkëpunim me persona te tjere duke abuzuar me detyrën kanë kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.