Një 63-vjeçar shqiptar është eleminuar në Korfuz, raportuan këtë të hënë mediat greke. Shqiptari, gjeneralitet e të cilit nuk behën me dije, u gjet i pajetë në një rrugë në zonën Spartera mëngjesin e sotëm. Kanë qenë kalimtarët që kanë pikasur trupin e pajetë duke njoftuar më pas policinë.
Sipas mediave lokale, hetuesit kanë zbuluar se shqiptari është ekzekutuar me armë zjarri nga një distancë e afërt. 63-vjeçari, me banim në Korfuz, raportohet se kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes. Familjaret të cilët bërë edhe kallëzim në polici për zhdukjen e tij.
Një hetim po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit për zbardhjen e ngjarjes.
Kujtojmë se, më 22 nëntor, Altin Mullai mbeti i vrarë nga policia greke. Ai u qëllua për vdekje në një shkëmbim me armë zjarri me efektivë të policisë së Janinës, njoftoi policia greke. Ndërsa të dielën, një 35-vjeçar shqiptar u gjet i pa jetë në burgun e Trikalasë. Sipas mediave greke, ka dyshime se, ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë fjala e fundit i takon ekspertizës mjekoligjorë.