
Dy ditë më parë një i ri mbeti i vdekur në Komisariatin e qytetit të Korçës, ndërsa familjarët akuzojn policinë për dhunë duke publikuar edhe foto që dëshmojnë se Enea Ftoji është rrahur para se të vdiste.
Mirëpo dhuna në komisariate nuk është diçka e re për ata që kanë qenë njëherë në jëtë brenda mureve të tyre, apo për ata që kanë pasur të afërm a shokë të ndaluar.
Një rast i tillë është edhe ai i Mariglen Mukes, i cili banon në fshatin Kamenicë të Korçës.
Ai është thirrur nga policët dy javë më parë për t’u pyetur për disa ngjarje që ndodhnin vazhdimisht në fshatin e tij.
I riu thotë në dëshminë e tij për TCH:
“Më thonë që unë kisha bërë këto vjedhjet e grabitjet e që kisha kërcënuar e sharë në telefon. Unë në moment u nxjerr telefonin dhe u them merreni dhe kë kam sharë dhe kë kam ofenduar të përballem me ta. Më thotë që ke vjedhur dhe ma përsëriti disa herë. I thashë më sill që të bëj ballafaqimin. Në këtë moment acarohet dhe më shan e ofendon rëndë. Është ngritur dhe kishte një fletë në dorë dhe unë kujtova se mos do të shkruante. Më goditi me grusht dhe kam rënë. Kur rashë më godit sërish me grushte e shqelma, pastaj nuk mbaj mend më. Më zbritën poshtë dhe u thotë të tjerëve që të plotësonin letrat e ta rrasim brenda. Unë besoj 100 për qind që Enea është dhunuar dhe ndërroi jetë. Në polici ka punonjës arrogantë, njerëz të rrugës, njerëz të krimit.”
Mariglen Muke e ka treguar edhe para policisë dhunën që ushtruan mbi të. Por prej asaj dite, asnjë masë, asnjë hetim dhe asnjë ndjesë nuk është kërkuar ndaj tij.
Njëkohësisht, asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij për krimet që policët i kërkonin që të pranonte.
Edhe nëna e tij (në fotot e mëposhtme) ka treguar se i biri po kalon depresion pas dhunës të ushtruar ndaj tij, e cila vjen vetëm pak kohë pasi ai ka humbur të atin.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!