Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Titulli bëhet çmenduri, ja llogaritë për të dalë kampion, mund të jenë edhe 4 ekipe me nga 64 pikë…

ShkodraWeb 18 May, 2021
kategoria superiore logo

Përfundimet e javës së 34-të të Superiores, në vend që të hidhnin dritë, më shumë i kanë shtuar pikëpyetjet e verdikteve, si në pjesën e rënies nga kategoria, por edhe për kampion. Çështja e titullit mbetet e hapur, madje është kthyer në çmenduri, ku në fazën e katërt kemi pasur thuajse çdo javë rokada në krye të klasifikimit.

Lufta katërshe për t’u shpallur kampion vijon, ku Partizani, Teuta, Laçi dhe Vllaznia i kanë shanset për titullin. Nga renditja aktuale, Partizani është skuadra që e ka më shumë vetë në dorë fatin për kampion, pasi me fitoren ndaj Teutës bashkëkryeson me durrsakët, por u ka djegur mundësinë e bilancit direkt, pasi me fotofinish është superior ndaj “djemve të detit”. Partizani dhe Teuta kanë nga 62 pikë, me të kuqtë në vend të parë për arsyet e mësipërme, ndërsa pas tyre vjen dyshja Laçi-Vllaznia me 2 pikë më pak.

Java e 35-të, e cila do të luhet e gjitha të premten, është “zjarr” pasi ofron dy përballje direkte me katër të parave. Partizani pret Vllazninë, ndërsa Laçi pret Teutën. Nëse të kuqtë mposhtin shkodranët, i bie që Partizani të jetë më një dorë te titulli, pasi në fund ndeshen me Bylisin, që thuajse është dorëzuar. Intrigues pritet të jetë edhe rezultati i çiftit tjetër, Laçi-Teuta, që mund të sjellë edhe ndonjë rokadë.

Ekzistojnë akoma dy skenarët e çmendur që të kemi mbylljen e kampionatit nga tri ekipe me 66 pikë: Partizani, Laçi dhe Teuta, apo të katërta ekipet ta mbyllin me 64 pikë të barabarta. /Ilir CARA – PANORAMASPORT.AL/

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Falsifikuan formularët e matësave elektrikë, arrestohet 33 vjeçari nga Shkodra, pezullohen dy ish- elektricistë…
Artikull pasardhës: EMRAT+VIDEO – Kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin fatal në Omaraj të Malësisë së Madhe…

TË FUNDIT

adrian leka unishk

MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

adrian leka unishk

MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.