Skip to content
1 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Sport

“Tiranën duam ta mundim edhe në miqësore!”, Superkupa e Shqipërisë, kapiteni Erdenis Gurishta nuk ka dyshime

ShkodraWeb 2 months ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, në dy vitet e fundit ka ngritur trofeun e Kupës së Shqipërisë, por sot shpreson që të fitojë edhe Superkupën. Në konferencën e djeshme për mediat, mbrojtësi foli për finalen me Tiranën, teksa theksoi se dëshira për të mundur bardheblutë ekziston edhe në miqësore, jo më kur bëhet fjalë për trofe. Gurishta shpreson se do t’ia dalin me mbështetjen e tifozëve.

Erdenis, një tjetër ndeshje ndaj Tiranës. Si vjen Vllaznia këtë herë?

Ndeshjet nuk i ngjajnë njëratjetrës, por ne do të kërkojmë që të vazhdojmë aty ku e lamë ndaj Tiranës. Kishim një ecuri të mirë pa u ndërprerë kampionati, por kjo është një tjetër përballje.

Ua ka shtuar motivin fakti që vini pas grumbullimit në Kombëtare?

Të them të drejtën, ftesa e Kombëtares është motivim për çdo lojtar. Të bën që të japësh maksimumin dhe në të ardhmen të luftosh edhe më shumë. Nuk kisha mundësitë e duhura në dy miqësoret e fundit, por do të përpiqem që të vijë sërish ftesa dhe të tregoj vlerat e mia.

Pas dy kupave, besoni se sot është radha e Superkupës si kapiten?

Është trajneri që vendos, unë dhe shokët do t’i përgjigjemi. E dimë që është finale dhe duhet të japim maksimumin. Kur luan ndaj Tiranës, edhe miqësore nëse është, duhet që ta fitojmë ndeshjen, sepse kemi pasur rivalitet, si në fushë dhe në tribuna.

Ndikojnë dy mungesat në mbrojtje të Bulatoviç dhe Juriç?

E rëndësishme është që ai që do të luaj të japë më të mirën në fushë. Çdo lëvizje që do të bëhet, do të jetë në të mirën e ekipit.

Tifozëria shkodrane ka shfaqur interes të madh, do të jetë një armë plus për ju?

Kam pasur shumë mesazhe dhe komunikime edhe nga diaspora. Unë i vlerësoj shumë, sepse tifozëria gjithmonë na ka mbështetur edhe në momentet më të vështira që kemi pasur. Këtë presim edhe sot, sepse e gjithë tifozëria e dëshiron trofeun, ashtu si ne. /Nga Admir URUÇI/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: OPINION NGA NAMIK MEHMETI – Kalemxhinjtë që frymëzuan agresorin të godiste me grusht Sali Berishën…
LAJM PAS: EMRI – Vranë para bankomatit bankierin që po tërhiqte lekë, burg përjetë në Itali për shqiptarin 32 vjeçar…

TË FUNDIT

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • U dënua me pushkatim për një plan për të vrarë Ramiz Alinë, KPA përjashton nga drejtësia gjyqtarin, s’ justifikoi 700 mln lekë pasuri
  • Futbolli shqiptar luhet në ditë të pazakontë, ja kur rikthehet Kupa e Shqipërisë…

TË FUNDIT

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…

4 hours ago
FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • Aktualitet

FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…

11 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.