Tirana “poker” Laçit dhe merr përsëri “arratinë” në krye të Superligës…

Tirana vë diktatin në Abissnet Superiore. Kryesuesit e kampionatit mposhtën thellë 4-1 Laçin në “Air Albania”, duke e thelluar në gjashtë pikë diferencën me rivalin të drejtpërdrejtë për titullin kampion.

Edhe pse ende nuk mund të flitet për siguri absolute, bardheblutë duken të pandalshëm drejt trofeut të 26-të në elitën e futbollit shqiptar.


Bardhblutë e hipotekuan suksesin brenda pjesës së parë, duke përfituar nga gafat dhe përgjumja e skuadrës kurbinase.

Redon Xhixha, pa dyshim më i miri i sfidës, hapi dhe mbylli serinë e golave për bardheblutë, e mes finalizimeve të tij tundën rrjetën Najdovski e Seferi. Goli i Julian Shehit me 11-metërsh në fillin të fraksionit të dytë thjesht u shërbeu për statistikë kurbinasve.

Tirana – Laçi 4-1

Xhixha 5′, 43′, Najdovski 19′, Seferi 28’/ Shehu 51′ (11-m)