
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka vepruar me dorë të ‘hekurt’ pas ndeshjeve të javës së fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Vendimet janë marrë për sjellje të gabuar të tifozëve, ku Elbasani është gjobitur me 50 mijë lekë, Vllaznia po me këtë shumë për hedhje të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, sikurse edhe Teuta.
Kurse për mosrespektimim e përgjegjësive duke sjellë vonesa të përsëritura në ndeshje, skuadra e Tiranës është gjobitur me 500 mijë lekë. Gjithashtu e ka pësuar edhe edhe një zyrtar bardheblu, Eranjo Isai.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF:
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
Zyrtari i KF Tirana, Eranjo Isai, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i FK Partizani, Realf Zhivanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FK Apolonia U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-19, kundër KF Laçi U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Zyrtari i FK Apolonia U-19, Santiliano Dule, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
TR 19 Akademi U-16, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kundër KF Shkodra U-16, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Zyrtari i TR 19 Akademi U-16, Arian Sheta, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Luminesen, Fatjon Koçi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Luminesen, Eldi Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Luminesen, Bledjan Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
AF Lissus B, U-9, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
AF Lissus A, U-9, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Mirdita R-IBGR, U-13, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
KF Sënkolli RR, U-13, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Kukësi G, U-11, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
AF Lissus C, U-11, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
FK Shënkolli SH, U-11, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Kukësi A, U-15, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Kukësi G, U-15, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Skënderbeu U-19, Charles Oppong, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Enkelajdo Kamberaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së KF Iliria, në lidhje me Vendimin Nr 15 data 05.12.2025, pika 3, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së AF Elbasani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.




