Tifozët në “Loro Boriçi” zgjedhin të shohin Botërorin para Kukësit, më shumë gazetarë se tifozë në stadium

Kukësi po luan ndeshjen e parë në turin e parë eliminator të Champions League, në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”, përballë ekipit të Valetas nga Malta.

Por, ajo që bie në sy është prania shumë e vogël e tifozëve në shkallët e stadiumit. Edhe pse në një stadium bashkëkohor, me një mot të mirë, gjithashtu edhe me udhëtim falas për tifozët kuksianë të mundësuar nga presidenti Gjici, tifozët duket se kanë zgjedhur të ndjekin ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit, mes Anglisë dhe Kroacisë, para një ndeshje të rëndësishme si kjo e Kukësit.

Loading...

ShkodraWeb Staff

E Verteta nuk negociohet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *