Për të mësuar më shumë në lidhje me ndodhitë e ndeshjes së luajtur në Bosnjë- Hercegovinë dhe reagimin në kampin shkodran, kemi folur me krahun e djathtë të sponsorit Xhaferi, pikërisht sekretarin Blendi Dibra. Për “Shkodra Sport” ai ka dhënë këtë intervistë:
Dibra shumë zhurmë pas ndeshjes me Shiroki Brijeg, kryesisht në lidhje me arbitrimin. Si ka qenë në tërësi pritja që ju është bërë në Bosnjë- Hercegovinë?
Fillimisht më duhet theksoj se ndonëse kishim njoftuar zyrtarisht autoritetet publike dhe policinë boshnjake për emrat e delegacionit zyrtar dhe itinerarin e udhëtimit që me hyrjen në Bosnjë -Herzegovinë u përballëm me një pritje që më shumë i ngjasonte një “skene lufte” kur katër postoblloqe të njëpasnjëshme të policisë boshnjake na ndaluan dhe ushruan kontrolle të imtësishme pa patur asnjë arsye apo shkak ligjor!
Po në stadium si ka qenë pritja?
Përtej kësaj e para herë që më rastis që një ndeshje e kompeticioneve evropiane të zhvillohet në një stadium që nuk përmbush asnjë standart sigurie por edhe të mbroj shëndetin e lojtarëve. Fusha ishte krejtësisht jasht standartit në raport me tribunat ku fasadat e betonit rrezikojnë seriozisht shëndetin e lojtarëve dhe pengojnë që të luhet një futboll normal.
Po ashtu stadiumi nuk krijonte kushtet minimale për një ndeshje ndërkombëtare futbolli sipas standarteve të UEFA-s. Organizatorët u përpoqën në maksimum por në një stadium të tillë ishte krejtësisht e pamundur. Improvizimi i tribunës VIP në një “qoshe” stadiumi pa asnjë pamje optimale në një “përzierje” mes delegacionit shqiptar dhe atij boshnjak, ku në krah pa asnjë mbrojtje qëndronin tifozat miq, nuk krijonte asnjë siguri për një ndeshje normale.
E habitshme sesi edhe hyrja dhe dalja e lojtarëve dhe stafit mungonte tuneli i sigurisë. Po ashtu siç të gjithë konstatuan media në shkallët e stadiumit por edhe kamerat që prodhonin sinjalin nuk arritën të krijojnë as minimumin e standarteve. Krejt e habitshme sjellja e tifozëve vendas në fundin e ndeshjes.
Keni patur probleme me tifozët vendas?
Ulërisnin, bërtisnin duke gjuajtur drejt tribunës së “ashtuquajtur” VIP dhe duke kaluar drejt e tek delegacioni shqiptar dhe së bashku me rojat e sigurisë sulmuan në grup duke na rrezikuar jetën ku në grupin tonë kishte edhe të mitur si dhe prezente ishte edhe Kryetarja e Bashkisë. Vërtetë ishte një natë e tmerrshme dhe ndonëse ajo ndeshje nuk bëhej fjalë për futboll ndonëse ishim të paktë në numër seriozisht na u rrezikua jeta.
Gjithsesi dëshiroj të falenderoj Drejtuesin e Siroki Brijeg z.Dragan Soldo i cili edhe “shpëtoi” fatmirësisht nga sulmet e tifozëve vendas por shoqëroi grupin tonë deri tek parkimi i automjeteve tona duke na kërkuar falje për këtë sjellje të pakuptimtë të tifozëve vendas. Besoj se kemi dokumentuar çdo gjë me pamje dhe argumenta të cilat brenda ditës sotme do i përcillen federatave respektive në Bosnje dhe Shqipëri, në UEFA si dhe Komitetin e Gjykimit në UEFA të cilët kemi besimin e plotë që do të marrin të gjitha masat e duhura për ndëshkimin e çdo sjellje që dëmton futbollin e bukur në fushë dhe në tribuna.
Ndeshja në Bosnjë- Hercegovinë gjithsesi tashmë është lënë pas. Keni filluar t’i merrni masat për ndeshjen në Shkodër?
Përtej kësaj nate të tmerrshme jo vetëm për Vllazninë por për tërësisht futbollin evropian, në Shkodër do tregojmë në çdo aspekt të gjitha vlerat më pozitive që mbart futbolli evropian në përgjithësi por edhe kultura shkodrane dhe tifozërisë së mrekullueshme kuqeblu. Ftojmë tifozerinë e mrekullueshme kuqeblu të mbështesin Vllazninë në ndeshjen e kthimit me besimin se kalimi i turit do të jetë plotësisht i mundshëm.